Haruki Murakami, shkrimtari japonez i përkthyer në mbi 50 gjuhë dhe autori më i shitur në të gjithë botën, lindi në vitin 1949 në Kioto dhe u zhvendos në Torkio në moshën 20-vjeçare për të studiuar. Përveç letërsisë, muzika dhe macet kanë qenë gjithmonë pasionet e tij. Është e vështirë të thuhet, se cili është libri më i mirë i Murakamit, por nuk është gjithashtu e lehtë të përcaktohet se cilës gjini letrare i përkasin romanet dhe tregimet e tij: përveç përshkrimeve të përpikta, që shoqërojnë thuajse të gjitha veprat e tij, disa prej librave libra janë në një zhanër më afër realizimit, tek të tjerat mbizotëron elementi fantastik. Demonë, pasazhe nëntokësore, botë alternative, sjellje të pashpjegueshme… deri diku edhe realizëm magjik.
“Kujtimet janë vetëm lënda djegëse, për të ushqyer jetën. Pavarësisht nëse një kujtim është i rëndësishëm apo jo, në praktikë bën të njëjtën gjë, është vetëm lëndë djegëse. Gjithsesi, jeta vazhdon. Një fletë gazete, një libër filozofie, një gazetë erotike, një tufë me kartëmonedha dhjetëmijëshe… është njësoj, kur përfundojnë në zjarr, shndërrohen në thjesht copëza letre. Nuk është se zjarri, teksa flakëron, mendon “Eh, ky është Kanti” ose “Ja, ky është botimi i mbrëmjes i Yomiuri Shinbun” ose “Pa shih se ç’gjoks i bukur!”.
Për zjarrin janë thjesht copëza letre, asgjë më shumë. E pra, e njëjta gjë është edhe me kujtimet. Ato të rëndësishmet, të këqijat, krejt të kota janë vetëm lëndë djegëse, të gjitha pa dallim, – thotë Korogi, duke u shprehur me fjalët e tij. Më pas ai vazhdon: – Dhe nëse rastësisht nuk do ta kisha atë lëndë djegëse, po të mos ekzistonte sirtari i kujtimeve brenda meje, mendoj se do të isha ndarë në dysh për një kohë të gjatë.
Do të kisha vdekur në anë të rrugës, i mbështjellë në ndonjë gropë të mjerë. Qofshin gjëra të rëndësishme apo marrëzi, kjo ndodh sepse arrij të peshkoj në sirtar kaq shumë kujtime, njëra pas tjetrës, saqë mund të vazhdoj në rrugën time për t’ia dalë mbanë, edhe nëse kjo ekzistencë më duket si një ëndërr e keqe. Kur mendoj se më soset durimi, kur jam gati të hedh dorashkën, arrij gjithmonë t’ia dal në njëfarë mënyre”./Botimet NAZARKO