Të ëndërrosh pa reshtur

Krijimtaria artistike e Marsel Prustit është një ide e emancipuar për kohën dhe kujtesën emocionale, sikurse aktivitetet e artit që duhet të ofrojnë komunitete të pastra, por është gjithashtu një ide rreth dashurisë dhe xhelozisë, me një emocion disfate dhe shpengimi të jetës që i jep ngjyrim të përhimë imazhit proustian ku homoseksualiteti ruan një vend serioz.

Vetë stili i Prustit dhe temat që ai trajton janë karakteristikat specifike të autorit që e sinjalizojnë punën e tij si unike. Disa janë zanafillë e romanit modern me “Kërkimin” e Proustit: intriga nuk është më motori kryesor i tregimit, i cili kërkon mandej të hetojë variantet e mendjes njerëzore. Temat e artit, letërsisë, muzikës, pikturës, zënë një vend po aq të rëndësishëm, sa edhe ato të dashurisë dhe xhelozisë.

Konstrukti i fjalive të Prustit është shumë i veçantë, fjalia e gjatë është veçantia e stilit të tij. Prusti përpiqet të përshkruajë realitetin, të vërtetën siç është jetuar e ndjerë në të gjitha aspektet e saj, nga narratori dhe personazhet. Pra, fjalia është e gjatë sepse duhet të transkriptojë sa më besnikërisht të jetë e mundur realitetin e ndjeshëm dhe të gjitha planet e tij (fizike, emocionale, ndijore). Një fjali, megjithëse mbaron me një duzinë rreshtash larg pikënisjes, është një ansambël i gjallë, qëmtuar mjeshtërisht, ku çdo fjalë dëshmon për një realitet të ndjeshëm.

Nocioni i kohës është i gjithëpranishëm në të shkruarit prustian, ku kujtimet e shkaktuara nga një ndjesi, një fjalë, një melodi, sjellin kujtime që na japin nocionin e kohës së kaluar. Të pafundme janë veprat e tij, ndër të tjera “Albertina e zhdukur”, “Robinja”, Kur dashuronte Suani”, etj.

Nëse të ëndërrosh pak është e rrezikshme, ilaçi nuk është të ëndërrosh më pak, por të ëndërrosh më shumë, të ëndërrosh gjithë kohën./Botimet NAZARKO