“Adami dhe Krishti…” – më entuziasti poet!

Vuajti censurën dhe mori kritika të ashpra për librin “Fije bari”, pasi seksualiteti i shfaqur qartazi në vargjet e tij nuk u prit mirë asokohe.

Çfarë paradoksi! Të gjithë filluan ta nderojnë Walt Whitman-in, kur poetin e kishte leqendisur paraliza. Gjeniu erotik, vagabondi brilant, heroi i hallakatur i luftës civile i rrëfyer në “Drum-Taps”, ishte një copë mishi inerte, ose aty afër, në bardo i mbërthyer më shumë nga karrigia me rrota se sa nga froni, nga dobësia se sa nga aureola me dafina. Moskuptimi, akuzat për lapërdhi, urdhërimi për shkarkim, pas disa muajsh, në 1865, nga sekretari fanatik i brendshëm, senatori James Harlan, mjekra e bardhë, e stërmadhe, gjestet e pjesshme, epigrafike, i dhanë Whitmanin një profil homerik, një thellësi e pashprehur. Paraliza, që goditi në 1873, e justifikoi disi dhe e shndërroi në shenjtor, qendër të identitetit kombëtar,
kurse shtëpia në Camden, Nju Xhersi – fillimisht mysafir i të vëllait George, më pas në “28 Mickle Street” – kërthiza e botës, streha e të dëbuarve, pre e bisedimeve ekstreme, një Eden në restaurim. Nga ana tjetër, shkruante Harold Bloom: “Whitman është në të njëjtën kohë Adami dhe Krishti, Adami i Vjetër dhe i Ri… është e vështirë të vazhdosh me Whitman-in: aivazhdimisht na rri përbri dhe na tejkalon… Asnjë amerikan tjetër, si ai, nuk është poet universal, i cili i mbijeton përkthimeve dhe rishikimeve radikale”.

Ndërkohë, koleksioni legjendar “Fije bari”, i botuar në 1855, në Angli harlisja e poetit vlerësohej më shumë se në shtëpi, “por kurrë nuk jam penduar për udhëtimin tim solo”.

Pamatësia ishte karizma e poetit, një trazim shkëndijash, që të pret buzët dhe i shndërron në një masë amuletesh. Witman ishte ati i vargjeve të lira, madje konsiderohet një nga shkrimtarët amerikanë më me ndikim ndonjëherë. Poezitë e tij përcillnin pasion, eufori dhe gëzim, flisnin për dashurinë,
seksualitetin, natyrën dhe entuziazmin për jetën. Mbi të gjitha, ai ishte një humanist, që besonte te liria dhe, me trashëgiminë e tij poetike, frymëzoi jo pak breza. Walt Witman qe në gjendje të na jepte vepra unike e të jashtëzakonshme, që kanë shënuar përgjithmonë historinë
e letërsisë. Ai krijoi një poezi të re, për një popull të ri, por fare pak e kuptuan.

“Nëse nuk më gjen menjëherë, mos u dekurajo, nëse nuk më gjen në një vend, më kërko në një vend tjetër, diku kam ndaluar dhe po të pres”./Botimet NAZARKO