“ZOTËRIA QESHARAK”

Një shpikje që i dha çmimin “Nobel” në vitin 1997, me motivacionin e mëposhtëm: “duke ndjekur traditën e shakave mesjetare, ai u tall me pushtetin duke i kthyer dinjitetin të nënshtruarve”.

Dario Fo ishte krenar për nderimin e Akademikëve të Suedisë, të cilët me atë motivim treguan se e kuptonin misionin e tij, më mirë akoma misionin e tyre, të tijin dhe të Franka Rames. Ai u shpreh menjëherë: ai çmim nuk ishte vetëm i tiji, por ishte edhe i Frankës, Frankës së tij, partneres së tij, këshilltares së tij, gruas së tij, bashkautores së shumë dramave, engjëllit të tij, gruas që pas vdekjes do t’i shfaqej në ëndërr çdo natë, si për të hedhur poshtë ateizmin e tij. Dario Fo dhe Franka Rame e kryen së bashku misionin e tyre: të tallen me pushtetin, të lëkundnin moralin, të tregonin forcën shpërthyese të asaj që i shpëton të zakonshmes, të asaj që i shpëton sanksionimit. Ishin vitet gjashtëdhjetë kur ata filluan të vënë në skenë teatrin e tyre të absurdit, duke e epuar atë në një dimension komik, me konotacione të forta klounistike. Dimensioni i absurdit (të trashëguar nga Jarry) shprehej që në tituj (“Kryeengjëjt nuk kërcejnë pupthi”, “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri”, “Zonja duhet dëbua”, “Fajin e ka gjithmonë djalli” ), ndërsa aktrimi dhe skenari ishin të orientuar drejt satirës dhe kritikës sociale.

Suksesi i madh erdhi me “Zotëria Qesharak”  në ‘69, kur Fo, në vazhdën e shakave dhe tregimeve, luajti me materiale fetare, duke treguar, të shenjta dhe profane, histori të papëve pompozë dhe fshatarëve harbutë.

Deri në fund Dario Fo punoi, shkroi libra, pikturoi (duke rizbuluar profesionin e tij të parë, pasi kishte ndjekur liceun artistik dhe Akademinë Brera). Në ditët e fundit, ai vuri në skenë tekstin e tij më të dashur, “Zotëria Qesharak”. Dhe kjo përkundër mendimit të mjekëve, pavarësisht insuficiencës respiratore dhe pavarësisht se i mungonte fryma në atë përmbytje përrallore që e bëri unik dhe të papërsëritshëm./Botimet NAZARKO