Çfarë është Libri?

Eseist, profesor shkrimtar, përkthyes, filozof, semiolog: trashëgimia nga Umberto Eco në kulturën italiane, është e pamatshme. Ndërsa librin, ai do ta përmblidhte esencialisht:

Librat që do të lexohen, nuk mund të zëvendësohen me asnjë pajisje elektronike.Provoni të lexoni gjithë “Komedinë Hyjnore”, qoftë edhe një orë në ditë në kompjuter dhe më thoni pastaj.

Libri në letër bën pjesë te mrekullitë e teknologjisë të përjetshme, ku futen rrota, thika, luga, çekiçi, tenxherja, biçikleta. Thika u shpik shumë herët, biçikleta shumë vonë. Por sado që mundohen projektuesit, duke modifikuar disa detaje, thelbi i thikës mbetet gjithmonë i njëjtë. Ka makina që zëvendësojnë çekiçin, por disa gjëra do të kërkojnë gjithmonë diçka të ngjashëm me çekiçin e parë që u shpik ndonjëherë në koren e tokës. Ju mund të shpikni një sistem tejet të sofistikuar ndërrimi, por biçikleta mbetet ajo që është, dy rrota, një shalë dhe pedale. Ndryshe quhet motoçikletë dhe kjo është çështje tjetër.

Njerëzimi ka evoluar ndër shekuj, duke lexuar dhe shkruar fillimisht në gurë, mandej në tablete, pastaj në rrotulla, por ishte një përpjekje e mundimshme. Kur zbuloi se fletët mund të lidheshin së bashku, edhe nëse do të ishin ende dorëshkrime, ai psherëtiu i lehtësuar. Dhe njeriu nuk do të jetë kurrë në gjendje të heqë dorë nga ky mjet i mrekullueshëm. Forma e librit përcaktohet nga anatomia jonë. Libri është një sigurim jete, një pavdekësi e garantuar. Një pavdekësi e garantuar që Eco, ka fatin ta jetojë përditë, duke marrë jetë në faqet e eseve dhe romaneve të tij. Sikur Jehona (Eco) e mitit, zëri i tij do të vazhdojë të jehojë brenda nesh, edhe shumë kohë pas vdekjes së tij./Botimet NAZARKO