Gjithçka është e moralshme, vetëm morali jo.
Robert Musil, i cili arriti të shkrijë në veprën e tij dy aspektet themelore të kulturës së madhe austriake, shpirtin dhe saktësinë. Te Musil “Shpirti” identifikohet me gërmimin psikologjik dhe aftësinë për të përdorur mjetet e letërsisë (fjalë, shenjë, parabolë) për të zbritur në ato thellësi të neveritshme të egos, që në atë periudhë dhe në të njëjtin vend, ato do të zbërtheheshin edhe nga psikanaliza e Frojdit. “Saktësia”, nga ana tjetër, mund të gjurmohet në qartësinë absolute të diktimit, në një prozë të pastër të paepur, edhe pse ndonjëherë e shkartisur me ironi, në saktësinë matematikore me të cilën shpërbëhen perëndimi i diellit, venitja dhe ndjenja e fundit.
Lindur në Klagenfurt më 6 nëntor 1880, vdiq në Gjenevë më 15 prill 1942, Robert Musil u përball me rënien e qytetërimit austriak, duke filluar me kryeveprën rinore “Pështjellimet e Tërlesit” dhe e mbylli me “Njeriu pa cilësi”, një vepër monumentale, që do të ishte pak të përkufizohej thjesht “roman”. “Njeriu pa cilësi” – “një varg gjigant malor me mjegull dhe i kristaltë, një pavijon i pamasë pasqyrash rrotulluese dhe shtrembëruese”, ku mund të ndjeni në çdo faqe “bisturinë e ftohtë të një vivisektori shumë rigoroz”, është më tepër një enciklopedi e modernitetit, që është edhe roman, edhe ese, një afresk i një epoke dhe një reflektim mbi gjërat e fundit. […] Të gjitha këto karakteristika e bëjnë atë një nga veprat vërtet thelbësore të letrave të shekullit të njëzet.