Një poet “problematik”: Xhon Milton

“Paqja shthur, aq sa lufta shkatërron”
“Më mirë mbret në ferr, se shërbëtor në parajsë”.

Rilindja angleze do të ishte një tjetër epokë e artë për poezinë. Poetë dramatikë si John Milton, Christopher Marlower, Shekspir shkruan vargje që vazhdojnë edhe sot të mbushin auditorët me studentë dhe t’i përgjigjen pyetjes, se çfarë është poezia.

Milton e përdori poezinë për të adresuar çështje të fesë dhe politikës, por edhe shqetësimet kryesore të prozës së tij. Emri i tij, si një nga poetët më të mirë anglezë u përhap menjëherë pas vdekjes së tij në 1674. Jo rrallëherë pikëpamja e Miltonit si poet pasqyronte paragjykimet e komentuesve, simodos sa i përket “Parajsa e humbur”. Po ashtu, në qendër të vëmendjes në shekullin XVIII ishin madhështia dhe lartësia e poemës. Deri në shekullin XIX pikëpamja kritike u zhvendos në tiparet teknike dhe stilistike të vargut, por admiruesit romantikë të figurës së Satanit në “Parajsa e Humbur” përfshirë Uilljam Blejk dhe Persi Bissh Shelli, në mënyrë implicite sulmuan idetë tradicionale teologjike dhe filozofike në vepër.

Gjatë shekujve XIX dhe XX, reputacioni i Miltonit si poet, bëhet mjaft i ndërlikuar. I admiruar në vendin e tij, por jo vetëm, vepra e Xhon Miltonit shërbeu si burim frymëzimi për një numër të madh shkrimtarësh, duke përfshirë Fransua Rene dë Shatobrian, përkthyesin dhe admiruesin e tij më të madh