Zherom K. Zherom, pena e humorit të hollë

Zherom K. Zherom ishte shkrimtar, gazetar dhe humorist britanik. Emri i tij lidhet kryesisht me veprën e famshme, romanin “Tre burra në një varkë”. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të humorit anglez. Larg humorit të shtirur, fjalës së lehtë, aludimit të turpshëm, komikja e tij buronte nga vëzhgimi i situatave më të zakonshme dhe të përditshme. Kujtojmë gjithashtu: “Tre vetë me biçikleta”, “Ditari i një pelegrini”, “Histori fantazmash për pasdarke”etj.

“Të nëmurat kanë të njëjtin efekt qetësues në zemërim si të thyesh një mobilie ose të përplasësh dyert, pa përmendur faktin që janë pa kosto. Një sërë të sharash na pastron si oxhaku i lavanderisë. Një shfrim i mirë na sjell dobi të dyve. Gjithnjë e më pak i besoj njeriut që nuk shan kurrë, që nuk shkelmon me forcë një stol ose që nuk e rindez kurrë zjarrin me acarim. Nëse nuk bën qoftë edhe një lloj zbrazjeje, zemërimi i shkaktuar nga pengesat e përjetshme të jetës priret të tharbet dhe të acarohet në brendësi të shpirtit”.