Frojdi dhe psikanaliza

U nominua 12 herë, për NOBELIN. Dinte shumë gjuhë. Veç gjermanishtes, Frojdi fliste anglisht. Kur ishte i ri, mësoi edhe spanjisht, vetëm për të lexuar “Don Kishotin” në gjuhën origjinale.

Zigmund Frojdi, njihet si neurologu shpikës i psikanalizës, ende një nga degët më të rëndësishme të psikologjisë. Gjatë karrierës së gjatë, Frojdi zhvilloi teorinë filozofike dhe shkencore, që proceset e pavetëdijshme psikologjike ndikojnë katërçipërisht në mendime, sjellje dhe ndërveprimet midis njerëzve.

Nër këshilla e psikanalistit: Të jetosh si në llogore

Mos ishte vallë vetëm frika nga vdekja, që shkaktoi neurozën? Shumë dëshmi të lëna nga ushtarët në fronte të ndryshme flasin qartë: llogoret ishin hapësira të kufizuara, të ngushta, por ato ishin edhe vendi i vetëm, në të cilin mund të ndjeheshin pak më të sigurt. Pak a shumë ,siç janë shtëpitë tona në këtë periudhë. Nganjëherë të perceptuar si të vogla dhe mbytëse, ato janë gjithashtu streha jonë nga virusi, nga frika e infektimit dhe vdekja. Në këtë kuptim, llogorja bëhet një botë në vetvete: jeta e përditshme kthehet përmbys, ndjenja e kohës dobësohet në pritje, duke ia lënë vendin ditës dhe natës. Kështu, llogorja bëhet bota e vetme e mundshme dhe frika për të dalë jashtë, duke u ekspozuar ndaj kërcënimeve që jetojnë jashtë saj, bëhet më e mprehtë me kalimin e kohës. A nuk është shembulli i asaj që ne po përjetojmë?