-
Gjinia:Paketa
RRETH LIBRIT
1 – Faik Konica
“Shqipëria si m’u duk”
Si një analizë e hollësishme shoqërore dhe psikologjike e shoqërisë shqiptare, vepra e Konicës bazohet në udhëtimin që bëri në Shqipëri më 1928-ën. Konsiderohet si vepër tërësisht dokumentare e argumentuar, ku nuk mungojnë ngjyrimet e satirës tipike koniciane.
2- Naim Frashëri
“Bagëti e bujqësi”
Me një frymë të thellë atdhedashurie dhe nota të theksuara lirike, poema i këndon Shqipërisë, me gjithë madhështinë, solemnitetin e dhimbjen, prej së largu – ndër veprat monumentale të letërsisë shqipe. Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 – Stamboll, 20 tetor 1900), poet e shkrimtar, është një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare.
3-Sami Frashëri
“Shqipërija ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë?”
Një nga veprat madhore të Rilindjes Kombëtare, njëherazi manifest politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të mëdha do të çonin në fitoren e pavarësisë. Gazetar e dramaturg, po edhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezëri: Abdylin dhe Naimin.
4-Naim Frashëri
“Histori e Skënderbeut”
Heroi legjendar, luftëtari kreshnik dhe atdhetari i flaktë, që mbi gjithçka vë atdheun, edhe mbi interesin vetjak. Poema epike “Histori e Skënderbeut” u botua më 1898, dy vjet para vdekjes së autorit. Vepra mbeti si testament i Naimit, sepse në të përmblodhi dhe shprehu me patos të fuqishëm idealet për lirinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt përparimit.
5- Andon Zako Çajupi
“Baba Tomori”
Përmes vargjeve të kësaj lirike shoqërore, me ligjëratën poetike të së cilës zë fill periudha e re në letërsinë shqipe, ajo e realizmit, nis dhe shkëputja nga romantizmi (Rilindja). Poeti, dramaturgu, patrioti dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, mbetet poeti i atdheut dhe i mërgimit, i dashurisë dhe rebelimit – poeti i shpirtit të lirë njerëzor.
- Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)
“Vargjet e lira”
Shpirti i ndjeshëm poetik, revolta e brendshme shprehur me nota të thella të një ironie vrasëse, Migjeni do të sillte një poezi rebele në Shqipërinë e varfër të kohës, për imoralitetin e absurdin, pa mëshirë… Poeti dhe prozatori i shquar shqiptar i viteve 1930. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma, çka bëri të kishte ndikim të madh në letërsinë shqipe të kohës.
7-Ndre Mjeda
“Andrra e jetës”
“Jeta për të varfrit, mbetet një ëndërr e parealizuar”, – është mesazhi që ka dashur të përcjellë Mjeda. Poema në thelb është realiste, me një gjykim romantik, me personazhe të gjalla e tipike, me një logjikë të brendshme në përputhje me mjedisin ku jetojnë e veprojnë. Mjeshtër i formës dhe i tingëllimit në shqip, me një gjuhë të larme, shprehëse, të saktë e me fjalë të rralla, na ofron një nga veprat më të përsosura të poezisë sonë. Është cilësuar nga Jakov Milaj “nji ndër letrarët ma të mëdhaj qi ka qitun Shqipnija”.
Mesatarja e vlersimeve të blerësve
Nuk ka vlerësimime.