&

Byzylyku bojëshege⠀⠀⠀

0 Ratings

Titulli:Byzylyku bojëshegë Gjinia: Novela⠀⠀⠀⠀ Autori: A.I Kuprin Përktheu: Jorgji Doksani Çmimi: 150 L Numri i faqeve: 78 fq

Shto në Librari

RRETH LIBRIT

Aleksandër Ivanoviç Kuprin (1870-1938), shkrimtari i shquar rus në fillim të shekullit të njëzetë, i përkthyer në shumë gjuhë të botës, i njohur për prozën dhe stilin e tij të veçantë, në veprat e veta i këndon dashurisë, dashurisë së shenjtë, të sinqertë e të vërtetë, ndjenjës së bukur që nuk kërkon asgjë në këmbim. Jo gjithkush mund t’i përjetojë të atilla ndjenja, vetëm disa syresh janë të aftë t’i dallojnë, t’i pranojnë dhe t’i braktisin në humnerën e ngjarjeve të jetës.

Mjeshtër i tregimit të shkurtër dhe mik i Maksim Gorkit.

Në “Byzylyku bojëshege” i thuret himn dashurisë së madhe, e cila nuk vdes kurrë, edhe nëse vdes njëri partner. Vlerësohet veçanërisht ndjenja e “nëpunësit të thjeshtë”, telegrafistit Zhelltkov, drejtuar princeshës Vera Nikollajevna Sheina. Natyrisht, të gjithë novelën e përshkon tema e dashurisë së pakthyer, për më tepër Zhelltkov është shembulli i përsosur i ndjenjave vetëmohuese, të sinqerta dhe flijuese, që ai nuk i tradhton edhe kur jeta e tij varej tek kjo besnikëri.

***
-Po… Vjeshtë, vjeshtë, vjeshtë, – mërmëriti plaku, duke parë flakën e qiririt dhe duke tundur mendueshëm kokën. – Vjeshtë. Edhe mua do të më duhet të ndahem me këtë botë. Keq më vjen, sepse tani po shoh ca ditë të bardha. Sa do të desha të rroja pafundësisht gjatë në këtë breg deti, në këtë qetësi dhe vetë i qetë!..

Vlerësime

Mesatarja e vlersimeve të blerësve

0 Ratings
Bëju i pari që vlerëson “Byzylyku bojëshege⠀⠀⠀”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Nuk ka vlerësimime.

SHPËRNDAJ KËTË LIBËR

Registration

Forgotten Password?