&

Buka e viteve të hershme

0 Ratings

Titulli: Buka e viteve të hershme Gjinia: Novelë⠀⠀⠀ Autori: Hajnri Bël Përktheu: Nikolla Pire Çmimi: 150 L Numri i faqeve; 103 fq  

Shto në Librari

Overview

Nobelisti Hajnrih Bël (1917-1985), konsiderohet jo vetëm në Gjermani, por në mbarë Evropën si shkrimtari më i rëndësishëm i gjeneratës së tij.

FRAGMENT:

Babai, i cili i kishte zët telegramet, më dërgoi ato shtatë vjet që banoja fillikat këtu në qytet, vetëm dy letra të këtilla me vulën e postës së hekurudhës: në letrën e parë më njoftonte për vdekjen e nënës, kurse në të dytën për fatkeqësinë që i kishte ndodhur, ku kishte thyer të dy këmbët – dhe ja kjo ishte letra e tretë. E hapa letrën dhe u lehtësova kur e lexova. “Mos harro” shkruante im atë “se çupa e Mulërve, Hedviga për të cilën ti zure dhomë, vjen sot me tren, që mbërrin aty më 11:47. Ki mirësinë, dil e merre në stacion, bli ca lule dhe tregoju i dashur me të. Përpiqu të përfytyrosh gjendjen shpirtërore të vajzës: ajo vjen për herë të parë vetëm në qytet, nuk e njeh rrugën, nuk e njeh lagjen ku do të banojë. Për të, gjithçka aty është e huaj dhe stacioni i trenit, me atë zhurmën e tij në drekë, do ta trembë. Mos harro se ajo është njëzet vjeçe dhe vjen në qytet që të bëhet mësuese. Sa keq, që nuk më vjen më të dielave rregullisht, sa keq! Përzemërsisht, babai”.

Customer Reviews

Average customer rating

0 Ratings
Be the first to review “Buka e viteve të hershme”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

There are no reviews yet.

SHARE THIS BOOK

Registration

Forgotten Password?