“Princi i lumtur” Oscar Wilde

“…Sytë e Princit të lumtur qenë mbushur me lot dhe ata po i rrokulliseshin poshtë faqeve të tij të arta. Fytyra e tij ishte aq e bukur në dritën e hënës, sa dallëndyshja u prek…”.

“Princi i lumtur” fokusohet në temat e dashurisë dhe bujarisë. Historia zhvillohet në një qytet madhështor, ku të pasurit nga të varfrit i ndan një mur i madh. Dallimit mes këtyre dy botëve mishërohet nga statuja e Princit, i cili, në jetë, jetoi në mosdije pas murit, ndërsa pas vdekjes statuja e tij vështron mjerimin e qytetit dhe qan. Në piedestalin e shtatores së tij, Princi i lumtur vëzhgon dhe dëgjon gjithçka: sheh gjithçka që ndodh nëpër shtëpi, dëgjon çdo fjali të shqiptuar në rrugë. Merr parasysh prirjen natyrore të zemrës së njeriut ndaj marrëzisë, indiferencës, egoizmit dhe, në rastin më të keq, mizorisë.

Një dhunë e heshtur, e padukshme, e pamëshirshme, që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit dhe që është shkaku i vetmisë së secilit prej tyre. Dallëndyshja dhe Princi përbëjnë një çift të përsosur: dallëndyshja e vogël migrante vepron si kundërpeshë ndaj palëvizshmërisë së statujës, e rënduar me materiale të çmuara dhe mendime vajtuese. E shkathët, e lehtë, ajrore, e padukshme. Shumë e shpejtë në ndreqjen e mjerimeve, që Princi i zbulon nga lart dhe i kërkon t’i riparojë. Kjo histori sakrifice dhe shpengimi është një shëmbëlltyrë e kohës tonë, ashtu siç ishte edhe njëqind vjet më parë, kur Oskar Uajlldi e botoi për herë të parë këtë përrallë. Princi ishte gjithmonë i lumtur në jetë – “nëse kënaqësia është lumturi”, por në anën tjetër të murit ai e ka të pamundur të ruaj vlerën e bukurisë dhe pasurisë së tij.

Letërsia gjithmonë parashikon jetën. Ajo nuk e kopjon atë, por e formon për qëllimet e saj.

Bukuria është në sytë e atij që shikon.

 

Për më tepër ju ftojmë të lexoni librin e plotë duke e blerë këtu