Lulja e iluzionit prodhon frytin e realitetit.
Vëllai i Kamilës, skulptores dhe vizionares së famshme, që do t’i mbyllte ditët e saj në një spital psikiatrik, Pol Klodel (1868-1955) mbetet vijon të mbetet një figurë e diskutueshme. Shpeshherë, ai shihet vëngër për katolicizmin e prirur nga e djathta. Kronikat tregojnë gjithashtu, se si besimi i erdhi si një dhuratë krejt e papritur, ndërsa vetëm tetëmbëdhjetë vjeç ishte duke dëgjuar “E madhërishmja” në Notre Dame në Paris. Një konvertim i papritur, i thellë, i cili do të ushqejë një pjesë të madhe të veprave të tij, nga poezitë e famshme te dramat teatrale, duke filluar nga “Njoftimi i Marisë” tek “Zhanë d’Arka në gijotinë”, me muzikë nga Arthur Honogger.
Karriera e Pol Klodelit nuk ishte vetëm një karrierë letrare, e cila nisi me të martat e famshme në shtëpinë e Malarmesë dhe pasionin për talentin e djaloshit të ethshëm Artur Rëmbo, por edhe një karrierë jashtëzakonisht diplomatike. Sukseset e njëpasnjëshme në kuadrin e marrëdhënieve shumë delikate midis shteteve të ndryshme e lejuan të bëhej, pasi kishte luajtur edhe rolin e zëvendëskonsullit, ambasador i Francës në Amerikë. Megjithatë, hije në personalitetin e Pol Klodelit lindin nga qëndrimi i tij ndaj së motrës, Kamilës. Gruaja u shtrua në një spital psikiatrik, vizitohej rrallë dhe qëndroi e mbyllur në azil deri në fund të ditëve të saj, pavarësisht mendimit të favorshëm të mjekëve për ta kthyer atë mes të afërmve. Një refuzim i qartë nga nëna dhe vëllai shumë borgjez (përgjegjës ndër të tjera për internimin), që ende hijesojnë dhe rëndojnë mbi figurën e shkrimtarit. Pol Klodel vdiq nga një atak zemre në shkurt 1955.
Çfarë ka mbetur nga Klodeli në ditët e sotme? Njeriu me siguri nuk është një shenjt. Ai e njeh veten si mendjemadh, egoist, koprrac dhe veprimet dhe zgjedhjet e tij politike nuk i kanë përmbushur gjithmonë idealet e tij. Por ai u ofroi bashkëkohësve të tij një krishterim të mishëruar: atë të një mistiku të shoqëruar me një njeri të veprimit, një vëzhgues të mençur të realiteteve ndërkombëtare, duke e konsideruar botën jo si një mjedis, por si krijim të Zotit, gjuhën me të cilën Zoti u flet krijesave të tij. Teatri i tij ende frymëzon regjisorët, shumë përtej botës fetare, për talentin e tij për të ngritur pyetjet e mëdha të njeriut bashkëkohor, për t’i hapur atij horizonte të reja, në një gjuhë të bukur klasike, të pasur dhe të bollshme.
Shkrimi është misterioz në atë që shpreh.
Ka sy që japin dritë, po ka edhe sy që e marrin.
Lumturia nuk është qëllimi, por mjeti i jetës.
Por ku është lumturia? Është një buzëqeshje që po shuhet, një zë që pushon së dëgjuari, një zhvatje, një transport i pasigurt dhe kënaqësia e zbulimit tonë përzihet me të qarat tona.